Lidhet drejtpërdrejt me pandeminë, kjo është shpallur fjala e vitit 2020

schedule14:15 - 10 Nëntor, 2020

schedule 14:15 - 10 Nëntor, 2020

“Izolim” është shpallur fjala e vitit 2020 nga Fjalori Collins, pasi përdorimi i saj është rritur shumë gjatë pandemisë.

Leksikografët kanë regjistruar më shumë se 250,000 përdorime të fjalës “izolim” më 2020, nga vetëm 4,000 një vit më parë.

“Gjuha është një pasqyrim i botës përreth nesh dhe 2020 është dominuar nga pandemia globale. Izolimi ka ndikuar në mënyrën se si ne punojmë, studiojmë, bëjmë blerje dhe shoqërohemi”, është shprehur konsulentja e gjuhës në Collins, Helen Newstead.

Kujtojmë se një vit më parë, Fjalori i Collins i vitit 2019 kishte në qendër të tij togfjalëshin “greva e klimës”, për shkak të protestave klimatike nga studentë të shkollave në të gjithë botën. Nismë kjo e themeluar nga aktivistja suedeze e klimës 17-vjeçare Greta Thunberg. l.k/abcnews.al