“Lidershipi i Ukrainës në rrezik për jetën”, Rama: Do takohem me Johnson së shpejti

schedule19:58 - 25 Shkurt, 2022

schedule 19:58 - 25 Shkurt, 2022

“Lidershipi i Ukrainës në rrezik për jetën mos e dhëntë zoti të shohim në orët në vijim vdekjen e tyre brutale”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama duke folur për situatën e luftës në Ukrainë.

Kryeministri bëri me dije se do të takojë homologun britanik, Boris Johnson në ditët e ardhshme.

Kreu i qeverisë thotë se pjesë e këtij diskutimi do të jetë situata në Ukrainë, teksa zbulon se dhe në ditët e mëparshme ka pasur kontakt me Johnson.

“Kjo është diçka që nuk ka ndodhur në Europë. Futja me ushtri në një shtet tjetër. Në një shtet tjetër sovran, prej shumë vitesh me institucione të zgjedhura. Shpresoj që me kryeministrin britanik do takohem në ditët e ardhshme, sepse do të shkojmë në Londër. Do diskutojmë për këtë megjithëse kemi qenë në kontakt në ditët e mëparshme”, tha Rama.

I pyetur nëse Ukraina u la në baltë nga perëndimi, Rama mes të tjerash tha se “Nato është fuqia më e madhe ushtarake që ekziston dhe që ka ekzistuar”

A ka mundësi të kthehemi  te lufta e ftohtë? “Është herët për të bërë parashikime, koha do  tregojë çfarë do  dalë nga kjo krizë e tmerrshme. Çdo krizë është sa një problem i madh dhe kriza të tilla ku futet jeta e njeriut por është dhe një mundësi  e madhe. Se si del kjo mundësi e madhe mbetet për tu parë”, u përgjigj Rama gjatë konferencës me gazetarët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!