Në ambientet e Kryeministrisë është bërë prezantimi “Lidershipit”, libri i Henry Kissinger që vjen në shqip përmes një botimi të veçantë.
Përmes gjashtë rrëfimesh spektakolare mbi gjashtë udhëheqës botërorë, mund të admirohet gjenialiteti i një prej mendjeve më të mprehta të politikës botërore mbi artin e udhëheqjes, me të cilin pata privilegjin e një bisede të paharrueshme rreth punëve të botës.
“Privilegj i veçantë ishte po ashtu, që në përgjigje të ftesës së shtëpisë botuese “MediaUnion”, të shkruaja parathënien e këtij libri fenomenal, të cilin ia vlen ta lexoni edhe sikur të mos doni t’ia dini asfare për politikën”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

