Lideri i ri i konservatorëve, Sunak dhe Truss anashkalojnë debatin: Përplasjet televizive dëmtojnë partinë

schedule13:32 - 18 Korrik, 2022

schedule 13:32 - 18 Korrik, 2022

Dy kandidatë për lidershipin konservator kanë vendosur të heqin dorë nga debati i fundit televiziv për shkak se diçka e tillë do të dëmtojë partinë, sipas mediave të huaja.

Dy kandidatët, Rishi Sunak dhe Liz Truss janë përballuar në një sërë përplasjesh brutale mbi ekonominë në dy debatet e fundit dhe ka shqetësime për unitetin e ardhshëm të Partisë Konservatore.

Sunak mbrëmë i cilësoi planet e Truss-it për të mbledhur më shumë se 30 miliardë paund taksa si socialiste, ndërsa Truss tha se plani i tij ekonomik do ta çonte Britaninë në një recesion.

Debati do të zhvillohet të martën në mbrëmje me tre kandidatët përfundimtarë.

/abcnews.al