Lideri i ri i Hezbollahut: Do të vazhdojmë programin luftarak në Nasrallahut

schedule15:16 - 30 Tetor, 2024

schedule 15:16 - 30 Tetor, 2024

Naim Kassem bëri deklaratën e tij të parë publike që kur u emërua zyrtarisht si zëvendësues i Nasrallahut në udhëheqjen e Hezbollahut, ndërkohë që në të njëjtën kohë Izraeli po kryente një sulm në qytetin Baalbek në Libanin jugor.

Sekretari i ri i përgjithshëm i organizatës libaneze tha se ai kishte marrë një rol “me përgjegjësi të madhe” , duke shtuar se Hezbollahu do të vazhdojë të mbështesë popullin e Rripit të Gazës.

Duke iu referuar taktikave që do të ndjekë, Kassem tha se ajo që do të bëjë është të “zgjerojë programin” e paraardhësit të tij, Hassan Nasrallah.

“Ne do të vazhdojmë programin e luftës siç është përshkruar deri më tani”, tha ai, teksa komentoi edhe përfshirjen e Hezbollahut në luftë që prej 8 Tetorit 2023 pasi Hamasi goditi Izraelin.

“Vepruam për të penguar zbatimin e plani i ri të politikës së Netanyahut në Lindjen e Mesme, të cilin SHBA e mbështet plotësisht”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!