Lideri i opozitës në Maqedoni ndryshon mendje: Nuk paragjykoj një shqiptar në krye të Kuvendit

schedule16:21 - 30 Tetor, 2019

schedule 16:21 - 30 Tetor, 2019

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, tha se nuk paragjykon zgjedhjen e një shqiptari në një funskion të lartë shtetëror, por kërkoi që ai të jetë ekspert, të mos jetë i inkriminuar dhe mbajnë përgjegjësi nëse bëjnë gabime.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, tha se nuk ka paragjykime për zgjedhjen e një shqiptari në krye të ndonjë ministrie të rëndësishme apo në krye të Kuvendit. Ai tha se nuk paragjykon zgjedhjen e një shqiptari në një funksion të lartë shtetëror.

“Absolutisht nuk kam asnjë paragjykim aq më pak dikush duhet të dëshpërohet. Ne duhet ta bindim opinionin se zgjidhjet që do të ofrohen do të do të jenë zgjidhje që garantojnë politikë të re sepse Maqedonia nuk ka kohë për të humbur. Do ta shfrytëzoj mundësinë të them se do të propozojmë fuzionimin dhe shkurtimin e disa ministrive të caktuara. Shpresoj që kjo do të jetë pjesë e negociatave me partnerët e ardhshëm të koalicionit dhe nëse do të jetë e pranueshme edhe për ta, një gjë e tillë do të jetë pjesë e marrëveshjes për koalicionin”.

Megjithatë, deputetët e partisë së Mickovskit, thonë se nuk e njohin shqiptarin Talat Xhaferi, si kryetar të Kuvendit, për shkak se, siç thonë, ai është zgjedhur në këtë pozitë në mënyrë jo kushtetuese. Më tej, Mickovski tha se për funksionarët më me rëndësi do të jetë që të jenë ekspert, të mos jenë të inkriminuar dhe të përgjigjen nëse bëjnë gabime./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!