Lideri holandez i ekstremit të djathtë sulmohet brutalisht, goditet me shishe në kokë

schedule09:30 - 21 Nëntor, 2023

schedule 09:30 - 21 Nëntor, 2023

Lideri i një partie populiste të ekstremit të djathtë u sulmua brutalisht të hënën në qytetin verior të Groningen, dy ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Holandë.

Thierry Baudet, lideri i Forumit për Demokraci, u dërgua në spital, tha partia në një mesazh në rrjetin social X. Baudet u godit në pjesën e pasme të kokës dhe shumë pranë syrit me një shishe birre.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Baudet shihet në një bar në momentin kur po bënte një selfie dhe më pas sulmuesi e godet me një shishe.

Zëdhënësi i policisë Thijs de Jong, tha se një person u arrestua nën dyshimin për përfshirje në sulm. Ende nuk dihet motivi i ngjarjes.

/abcnews.al