Lideri çeçen Ramzan Kadyrov, i cili njihet si aleati i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar pushtimin e fabrisës së çelikut më Azovstal në Mariupol, e cila aktualisht po mbrohet nga forcat ukrainase.
Përmes një mesazhi zanor në telegram, Kadyrov thekson se forcat ruse do të nisin një operacion të gjerë për marrjen e fabrikës së çelikut.
“Sot, me ndihmën e të Plotfuqishmit, ne do ta marrim Azovstal,” tha Kadyrov në një mesazh audio në kanalin e tij Telegram.
/Abcnews.al/