Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha sot se nga Bashkimi Evropian pret të manifestojë liderizëm dhe vendosmëri në mënyrë që pa vonesa të caktohet data për çeljen e negociatave për anëtarësim me të drejta të plota në familjen evropiane. Në konferencën rajonale të Shkupit me temën ‘Zgjerimi i Bashkimit Evropian në udhëkryq, që është pjesë e Klubit të Podgoricës, tha se ky do të ishte kombinim fitues për të gjitha palët e interesuara. Kjo për shkak se, tha ai, BE-ja duhet të mbete konsekuente karshi shpresave që ka ushqyer tek qytetarët.
Stevo Pendarovski, president i RMV-së: “Ne e bëmë punën tonë në raport me çështjet më të vështira, tani i mbetet Këshillit Evropian që të bëjë të veten. T’ua japë qytetarëve tanë datën e merituar për fillimin e negociatave të aderimit. Çfarëdo zvarritje plotësuese e negociatave do të prishte besueshmërinë e BE-së, do t’i zhgënjejë qytetarët, do ta ngadalësojë procesin reformator dhe do të ndikojë negativisht në qëndrueshmërinë e gjithë rajonit”.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të mëdhenj drejt qëllimit strategjik, duke shënuar rezultate konkrete:
Bujar Osmani, zv.kryeministër për Çështjet Europiane.
Edhe ish-presidenti Branko Cërvenkovski foli për shpresat nga samiti i qershorit. Lëshimi pe që bëri Maqedonia duke ndryshuar emrin kushtetues duhet të nënkuptojë zhbllokimin e procesit të integrimit të vendit – tha Cërvenkovski.
Branko Crvenkovski, ish-president: “Mosmarrja e datës për hapjen e negociatave në qershor do të shkaktojë zhgënjim të madh dhe këtë dëshiroj ta them botërisht, do të ul seriozisht besueshmërinë e Bashkimit Evropian dhe të qeverisë maqedonase në sytë e popullit maqedonas dhe të të gjithë qytetarëve të vendit tonë”.
Vendi duhet të jetë i vendosur dhe nuk duhet të heq dorë nga përcaktimi për integrim euro-atlantik, – porositën mysafirët e lartë
Jadranka Kosor, ish-kryeministre e Kroacisë: “Duhet të ndërtoni pareshtur aleanca me ventet anëtare të Bashkimit Evropian. Kroacia është aleati juaj dhe ne u kuptojmë shumë më mirë se të gjithë të tjerët. Edhe sot si dhe më herët, nuk ka admirim për zgjerimin e BE-së, por mos hiqni dorë!”.
Ditë më parë Maqedonia mori rekomandimin e dhjetë, pa kurrfarë kushtëzimesh, për çeljen e bisedimeve për anëtarësim me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. /ABC News Albania 24/7