Liderët më të fuqishëm botërorë bëhen skulpturë me mbetje elektronike

schedule12:43 - 9 Qershor, 2021

schedule 12:43 - 9 Qershor, 2021

Një skulpturë e liderëve të G7, e formuar si “Mali Rushmore”, që përbëhet  nga mbetje elektronike është ngritur në Cornwall, Angli përpara Samitit të G7.

Skulptura e realizuar vjen si mesazh për dëmin e shkaktuar nga mbetjet elektronike në botë, përcjell abcnews.al.

Skulptori Joe Rush tha se ai shpresonte që kjo do të tregonte se pajisjet elektronike që i shkaktojnë një katastrofë të madhe mjedisit duhen të bëhen të ripërdorshme ose të riciklueshme.

Sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më shumë se 53 milion ton mbeturina elektronike u gjeneruan në të gjithë botën në 2019, mbi 9 milion ton më shumë se pesë vjet më parë.

Shtatë udhëheqësit në skulpturë janë Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, Kryeministri i Japonisë Yoshihide Suga, Presidenti Francez Emmanuel Macron, Kryeministri i Italisë Mario Draghi, Kryeministri Kanadez Justin Trudeau, Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe Presidenti i SHBA Joe Biden.

“Mesazhi kryesor është bisedoni me njëri-tjetrin dhe le ta zgjidhim këtë,” tha skulptori Rush. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!