Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka përshëndetur rezultatin dhe ka uruar Emmanuel Macron për fitoren e tij të parashikuar.
Në një postim në Twitter, Michel shton se BE-së i duhet një Francë e përkushtuar ndaj projektit mes një periudhe të trazuar në kontinent.
“Urimet më të ngrohtai dashur Macron. Në këtë periudhë të trazuar, ne kemi nevojë për një Evropë solide dhe një Francë plotësisht të përkushtuar ndaj një Bashkimi Evropian më sovran dhe më strategjik”, shkruan Michel.
Chaleureux bravo cher @EmmanuelMacron
En cette période tourmentée, nous avons besoin d’une Europe solide et d’une France totalement engagée pour une Union européenne plus souveraine et plus stratégique.
Nous pouvons compter sur la #France #5 ans de plus. pic.twitter.com/JEPf6Pqght
— Charles Michel (@CharlesMichel) April 24, 2022
Urimit të tij i bashkohet presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e cila thotë se mezi pret të punojë edhe një herë me presidentin e rizgjedhur.
“I dashur Emmanuel, urimet e mia për rizgjedhjen tuaj si President i Republikës. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të madh. ne do Ne do ta çojmë Francën dhe Evropën përpara”, shkruan Von der Leyen.
Cher @EmmanuelMacron, toutes mes félicitations pour votre réélection à la présidence de la République.
Je me réjouis de pouvoir continuer notre excellente coopération.
Ensemble, nous ferons avancer la France et l’Europe.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 24, 2022
/abcnews.al/