Liderët e politikës në vend urojnë Pashkët

schedule11:49 - 21 Prill, 2019

schedule 11:49 - 21 Prill, 2019

Edhe krerët më të lartë të politikës në vend kanë përcjellë mesazhe urimi për pashkën.

Nëpërmjet rrjetit social Facebook, presidenti i Republikës Ilir Meta u bën thirrje shqiptarëve që të rigjejnë brenda vetes dhe shoqërisë, forcën dhe kurajën për të menduar, jetuar dhe punuar në harmoni e begati, sinqeritet, solidaritet e bashkëpunim.

“Festa frymëzuese e Pashkëve është një moment reflektimi. Kjo ditë e shenjtë na ofron sërish mundësinë që secili prej nesh të përmbushë detyrat e përgjegjësitë e veta, jo vetëm para Zotit, por edhe ndaj njëri-tjetrit, çdo ditë e parreshtur, shkruan Meta.

Ndërsa kryeministri Rama e përcjell urimin duke shpërndarë pamje të Memorialit në Kuvendin e Troshanit, ku mësoi, u rrit dhe dha më pas mësim At Gjergj Fishta.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zgjodhi ta urojë festën e ringjalljes së Krishtit nga Kisha e Shna Nout në Laç.

“Zoti të na e ndriçojë rrugën e bashkimit, bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë, për t’u bashkuar të gjithë në këtë ditë të ngjalljes së Krishtit dhe ngjalljes së shpresës, për një Shqipëri të paqes, për një Shqipëri të së ardhmes më të mirë për çdo familje”, u shpreh Basha nëpërmjet një videomesazhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!