Lider në prapavijë, “Legjionarit” i Kombëtares mes më të mirëve të Liga NOS

schedule19:16 - 18 Mars, 2024

schedule 19:16 - 18 Mars, 2024

Që prej 17 dhjetorit të vitit të shkuar, “shtatlarti” i mbrojtjes, Enea Mihaj është kthyer në një lider të vërtetë, në prapvijën e portugezëve të Famalicao, me teknikun, Joao Pedro Sousa, që ka mbetur jo pak i kënaqur, me 25-vjeçar, i cili edhe këtë fundjavë, në barazimin e “bardhë”, 0 me 0, ndaj Estrela, u kthye në një protagonist të vërtetë, teksa ka arritur të sigurojë edhe një vend, në formacionin e javës, së 26-të, të Liga NOS.

Mbrojtësi i Kombëtares “Kuqezi” është vlerësuar me notën 7.89, më e larta në repartin e prapavijës, teksa nota më e lartë e këtij formacioni, është një 10 perfekte e “bomberit” suedez, të Sporting Lisbon, Viktor Gyokeres, me këtë të fundit, që shënoi 3 e dhuroi 1 gol tjetër, me anë të një asisti, duke e çuar totalin e tij këtë sezon, në 22 rrjeta e 10 asistime.

Ndërkaq, sa i takon “Legjionarit” të Kombëtares sonë, këto paraqitje të shkëlqyera konfirmojnë edhe njëherë momentin e mirë, që po kalon Mihaj, me 25-vjeçarin, që është në listën e futbollistëve që Sylvinho ka ftuar për miqësoret e muajit mars, teksa nuk mungon mundësia, që Mihaj të sigurojë minuta edhe me fanellën “Kuqezi”. /i.m /abcnews.al

Formacioni i javës së 26-të kampionatit portugez të futbollit, Liga NOS:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!