Lider në mesfushën e Laçit, Partizanin tenton transferimin e mesfushorit titullar

schedule10:30 - 24 Maj, 2022

schedule 10:30 - 24 Maj, 2022

Julian Shehi është kthyer në lider të mesfushës së Laçit këtë sezon, duke qenë kështu një nga titullarët fiks në formacionin e kurbinasve.

Kontrata e tij me bardhezinjtë përfundon në fund të këtij sezonit, me mesfushorin që pritet të largohet nga Laçit me parametra zero, pasi për rinovimin e tij nuk është biseduar asgjë.

Sipas “Panorama Sport”, duke parë edhe situatën e lojtarit me Laçin, te Partizani fërkojnë duart, pasi synimi i tyre për të përforcuar mesfushën e kuqe është pikërisht Shehu.

23-vjeçari kërkon një transferim jashtë vendi, por nëse kjo pistë nuk realizohet, demat e Dritan Mehmetit do të bëjnë edhe hapin e parë drejt mesfushorit për ta transferuar në kryeqytet. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!