Lider i padiskutueshëm në mesfushë, UEFA cakton kapitenin e “Pancerave” më të mirin e ndeshjes

schedule22:38 - 19 Qershor, 2024

schedule 22:38 - 19 Qershor, 2024

Ishte një fitore tejet e rëndësishme, për të mbyllur diskutimet mbi kualifikimin në fazën e radhës. “Pancerat” e Gjermanisë kanë lumturuar tifozët e tyre, me një fitore të pastër, 2 me 0, në “MHP Arena”, të Shtutgartit, përballë përfaqësueses së Hungarisë, në sfidën e xhiros së dytë, të Grupit A, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Protagonist në këtë fitore ishte padyshim edhe kapiteni i “Die Manschaft”, Ilkay Gundogan, me turko-gjermanin, i cili ishte autori i golit të dytë të sfidës, duke “vulosur” kështu fitoren, si dhe kualfikimin për në fazën me eleminim direkt, duke lumturuar jo pak tifozët e katër herë kampionëve të botës.

Mirëpo, nuk ishte i vetmi “gëzim”, për Gundogan, këtë të mërkurë, me “yllin” e “Katalansve” të Barcelona, që ka “shkëlqyer” aq shumë mes djemve të Julian Nagelsmann, në sfidën ndaj Hungarisë, saqë ka “mahnitur” edhe specialistët e UEFA, duke vendosur të nderojnë kapitenin e gjermanëve, me çmimin e “Lojtarit të Ndeshjes”. /i.m /abcnews.al

Postimi i UEFA-s:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!