Licencimet për sezonin e ardhshëm, FSHF jep njoftimin e rëndësishëm

schedule16:06 - 31 Tetor, 2019

schedule 16:06 - 31 Tetor, 2019

Federata Shqiptare e Futbollit ka filluar që tani të mendojë për sezonin e ardhshëm, atë 2020/21. Një njoftim i zyrave të Federatës i bën thirrje të gjithë drejtuesve të klubeve të Superiores dhe Kategorisë së Parë, që të marrin pjesë në një seminar për lincecimet.

Në këtë seminar, ashtu siç njofton FSHF, do të jetë i pranishëm edhe drejtori i akademisë së Dinamo Zagreb, Damir Krznar. Më poshtë, do të lexoni dhe njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit për drejtuesit e klubeve shqiptare.

“Në kuadër të procesit të licencimeve për sezonin 2020-2021, FSHF organizon nesër një seminar me të gjithë drejtuesit e Akademive të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë. Në këtë seminar është i ftuar Damir Krznar, Drejtori i Akademisë së GNK Dinamo Zagreb.

Seminari zhvillohet në sallën e konferencave të FSHF në orën 11:00. Ju mirëpresim!”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!