Liçaj në SPAK: Kauza e teatrit është e drejtë, e luftës së politikës kundër artit

schedule10:27 - 1 Tetor, 2020

schedule 10:27 - 1 Tetor, 2020

Aktori Neritan Liçaj është anëtari i tretë nga Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme, SPAK në kuadër të kallëzime të bëra kundër zyrtarëve të lartë për vepra penale të kryera gjatë tjetërsimit të truallit dhe prishjes së Teatrit.

Sipas SPAK gjashtë kallzimet e bëra nga anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, janë bashkuar në një dosje të vetme.

Liçaj është shprehur se shpreson që drejtësia të vendoset në vend, pasi kauza e teatrit është një kauz e drejtë, e luftës së politikës kundër artit.

Shpresoj që drejtësia të vihet në vend pasi kauza e teatrit është një kauz e drejtë, e luftës së politikës kundër artit. Unë nuk jam përballur kurrë me drejtësinë dhe nuk jam akuzuar asnjëherë, përveç gjobave të parkimeve të gabuara. Vetë Kryeministri Rama ka deklaruar se prej më shumë se 20 vitesh kam dashur ta prish atë teatër. Beteja jonë do të vazhdoj”, është shprehur ai. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!