“Librin ia dedikoj Moikomit”, gruaja tregon si studiuesi i ndjerë zbuloi objektin e veçantë të “Orfeut”

schedule13:15 - 19 Prill, 2023

schedule 13:15 - 19 Prill, 2023

Gjatë intervistës në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, arkitektja dhe arkeologia e njohur, Lida Miraj ka folur dhe për objektin e veçantë të trashëgimisë kulturore ‘Orfeu’, të cilin e prezantoi dhe në Kongresin Bizantin.

Ajo tregoi se e ka këtë objekt e ka zbuluar bashkëshorti i saj i ndjerë, Moikom Zeqo, të cilin ia dedikon edhe librin “Shqipëria në sytë e udhëtarëve të huaj”.

“Moikomi e zbuloi më ’86 dhe unë dhe librin ia dedikoj Moikomit se ai e kishte me shumë dëshirë çdo punë që bënte, edhe në kërkimet arkeologjike, edhe në shkrimet e tjera, edhe në poezi dhe gjithë studimet.

Mozaiku i Orfeut është një nga më të bukurit e botës, është shumë i bukur dhe kjo emblem qendrore që ka figurën e Orfeut, kafshët, shpendët dhe pemën, është me testera shumë të vegjël, anash pastaj është me figura gjeometrike, florale, me gur më të mëdhenj, por shumë i bukur dhe për fat të keq ka degradim shumë të madh”, u shpreh Miraj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!