Libri më i ri për familjen mbretërore: Diana pushoi nga puna dadon e fëmijëve nga xhelozia

schedule13:49 - 8 Tetor, 2020

schedule 13:49 - 8 Tetor, 2020

Sipas librit më të fundit të dalë në Britaninë e Madhe për familjen mbretërore, princeshë Diana ishte aq xheloze për dadon e djemve të saj dhe influencën që ajo kishte, sa e pushoi nga puna pa e lejuar të përshëndetet me fëmijët, raporton la Repubblica.

Është vetëm një nga faktet e publikuara në librin e ri të 76 vjeçarit ekspert të familjes mbretërore Robert Lejsi. Libri titullohet: Beteja e Vëllezërve: Uilliam, Herri dhe Historia e brendshme e një familje në vështirësi. Libri ka dalë në shitje këto ditë në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vitin 1982 Barns, në atë kohë 41 vjeç, u mor në punë nga Diana personalisht menjëherë pas lindjes së djalit të parë Uilliam. Bëhet fjalë për një personazh me referenca të shkëlqyera, kryesisht nga princesha Margaret – motra e mbretëreshës Elizabet, ndaj të cilës Barbara kishte qenë besnike për 14 vite si damë shoqëruese, transmeton abcnews.al

Por shumë shpejt dolën në pah probleme dhe keqkuptime: sipas Dianës dadoja ishte sjellë më shumë si nëna e fëmijëve se sa një kujdestare. Duke u kthyer në një figurë shumë imponuese dhe të rrezikshme, aq sa për të shkaktuar xhelozinë e Dianës.

Për këtë arsye princesha e Uellsit vendosi ta pushojë menjëherë nga puna, duke u krijuar vëllezërve pasoja negative të cilat u rënduan dhe me vdekjen e nënës së tyre.

Por libri zbulon dhe fakte të tjera si për shembull dyshimet e Uilliam për kunatën e tij Megan Markle. Autori i librit shkruan se për të ndaluar Herrin të martohej, i kishte kërkuar ta njihte më mirë. Dhe madje kërkoi dhe ndihmën e Dajës Carks Spenser, vëllait të Dianës, për të ndaluar këtë martesë. Një strategji që nuk funksionoi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!