Libri i ri për familjen mbretërore: Deklarata e njerkës përzuri nga Britania, Meghan dhe Harry

schedule16:03 - 22 Korrik, 2022

schedule 16:03 - 22 Korrik, 2022

Njerka e Princit Harry dhe mbretëresha e ardhshme e Britanisë, Camilla Parker Bowles, është në fokusin e mediave britanike, pasi një biografi e implikon atë në mosmarrëveshjen e çiftit me Buckingham.

Libri i autorit Tom Bower, me titull: ” Hakmarrja: Meghan, Harry dhe lufta midis Windsors”, zbulon racizmin e saj për fëmijën e Harry dhe Meghan.

Ndoshta ky koment çoi në vendimin e tyre për t’u larguar nga Britania duke hequr dorë nga detyrimet e familjes mbretërore.

Dukesha e Cornwall, gruaja e Princit Charles, thuhet se i tha Princit Harry se do të ishte qesharake nëse fëmija i tij me Meghan Markle do të ishte afro, pra me ngjyrë.

Megjithatë, burimet mbretërore, në deklaratat e tyre për gazetën “Mail”, nxituan të argumentojnë se “kjo është e pakuptimtë “.

Siç raporton gazeta britanike, autori, Tom Bower, pretendon se Camilla tha frazën e vrazhdë gjatë një bisede me Harry-n dhe familjen e tij për marrëdhënien e tij me Meghan.

Ajo e bëri komentin racist për Archie-n e palindur në atë kohë gjatë një diskutimi me Harry-n dhe familjen e tij për marrëdhënien e tij me Meghan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!