Me profesion ekonomist, por kjo nuk e ka penguar Arben Kurtin të ndjekë pasionin e tij për pikturën.
Dëshira për artin e të pikturuarit ishte e hershme.
E ka nisur në moshën 10 vjeçare duke marrë hapat e para nga piktori Sami Roçi, ndërsa çeli një ekspozitë tre ditore në pallatin e kulturës “Sadi Halili”.
Me këtë ekspozitë, Arben Kurti iu prezanton qytetarëve përmes pikturave të tij, peizazhe të zonës së Librazhdit, Dardhës, Stëblevës dhe Luginës së Shkumbinit.
Piktori numëron në këtë ekspozitë rreth 50 punë në telajo me motive të zonës së Librazhdit.
Në Ekspozitën e piktorit Arben Kurti të pranishëm ishin me qindra qytetarë të grupmoshave të ndryshme, piktorë, artistë si edhe përfaqësues të pushtetit lokal.
Piktori së shpejti do të jetë në ekspozita në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Austri, Belgjikë e Gjermani./abcnews.al