Librazhdi në hartën Covid: Stafi mjekësor dhe familjarët e të infektuarit u nënshtrohen testit

schedule11:50 - 30 Maj, 2020

schedule 11:50 - 30 Maj, 2020

Librazhdi është futur për herë të parë në hartën Covid. Që nga shpërthimi i pandemisë në vend qyteti nuk ka pasur asnjë rast me të infektuar.

Mësohet se i infektuari është një tregtar. Burime për abcnews. al bëjnë të ditur se departamenti i Shëndetit Publik në Librazhd po merr tamponët e ekipit mjekësor qe ka kuruar pacientin që ka dalë pozitiv. Po ashtu testit i janë nënshtruar edhe familjarët e tij.

Ndërkohë, janë bërë edhe dezinfektimet e ambienteve të punës së të infektuarit, dhe lulishteve të qytetit.

Ditën e sotme në vend u konfirmuan 23 raste të reja më Covid-19, dy prej të cilëve personel shëndetësor. /abcnews.al