Dy vatra zjarri janë shfaqur këtë të shtunë në pyllin e Dranovicës në Librazhd.
ABC News mëson se një prej vatrave është bllokuar, ndërkohë po punohet për izolimin e vatrës së dytë.
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar forcat e MZSH-së dhe efektivët e ndërmarrjes pyjore, por terreni i vështirë favorizon përhapjen e flakëve.
Zjarret janë rënë në dy parcela të ndryshme, larg njëra-tjetrës.
/abcnews.al