Librazhd, rrezikon të dëmtohet rëndë Ura e Golikut

schedule15:21 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 15:21 - 12 Dhjetor, 2017

Një vepër arti dhe historike si Ura e Golikut, është dëmtuar nga njerëzit që besojnë në legjenda që në këmbët e saj ka thesare. Gërmimet kanë bërë që themelet dhe konstrukti i saj të dëmtohet.

Me gjatësi 17 m, e gjerë 3 m, e lartë 10m, eshtë vepër arti e rrugës së vjetër “Via Egnatia”. E ndërtuar në shekullim e XVII Ura e Golikut  rrezikon te shembet

Urë me dy qemerë në formë gjysmërrethore, midis tyre gjendet një dritare shkarkuese. Ajo është klasifikuar si monument kulture i kategorisë së parë.

Në kolonën midis dy harqeve, nga ana e ardhjes së ujit u ndërtua çarës uji. Ura është ndërtuar me gurë të gdhendur, ku bie në sy pjesa e poshtme e qemerit e cila ka gurë të mëdhenj për ta bërë strukturën më solide dhe më të fortë.

Por kjo vepër në zonën e Librazhdit, shpejt mund të humbasë magjinë e saj. Themelet e saj kanë lëvizur. Edhe konstrukti. Banorët e Golikut tregojnë se një pjesë e dëmtimeve ka ardhur nga piratët e thesareve që u besojnë legjendave. Ata kanë parë njerëz natën duke gërmuar tek këmbët e saj.

Ura e Golikut në lumin Shkumbin, këto vite është bërë një atraksion turistik. Ajo ndodhet në zonën e Mokrës, 40 km larg qytetit të Pogradecit në fshatin Golik. Dikush duhet të kthejë kokën aty./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!