Librazhd, një gjimnazist bie nga ura e Bushtricës

schedule18:36 - 8 Nëntor, 2017

schedule 18:36 - 8 Nëntor, 2017

Një 18 vjeçar nga fshati Qukës i Librazhdit ka humbur jetën pas rënies nga ura e Bushtricës. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por sipas nënës së tij, i riu ditët e fundit ka qenë i shqetësuar. Për këtë arsye, nëna e 18 vjeçarit kishte takuar edhe mësuesen kujdestare të tij. Gjëndja e rënduar psikologjike ka çuar paraprakisht grupin hetimor në dyshimin se i riu mund të jetë vetëhedhur nga ura e Bushtricës. Por sidoqoftë këto janë dyshimet e para dhe policia është treguar e kursyer në dhënien e informacionit, për shkak se hetimi për këtë ngjarje vijon ende. Ndërkohë, mësohet se 18 vjeçari ishte një gjimnazist me rezultate shumë të mira në mësime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!