Librat historikë dhe romanet në krye të shitjeve për vitin 2018

schedule17:03 - 5 Janar, 2019

schedule 17:03 - 5 Janar, 2019

Ismail Kadare, Paolo Coelho, Umberto Eko, Eqerem Bej Vlora me kujtimet e tij  dhe Elena Ferrante janë autorët më të shitur në librari për vitin 2018.  Por nga ana tjetër duket se lexuesit shfaqin interes për librin që në ditët e para të 2019-ës.

Viti që lamë pas, sipas librashitësve rezultoi pozitiv në bilanc shitjesh. Periudha e festave shënon një numër më të madh blerjesh, pasi libri është edhe zgjedhje e duhur për dhuratë.

Sipas librashitësve në librarinë më të madhe në kryeqytet librat më të shitur rezultojnë “Alkimisti” i Paolo Coelhos, “Sekreti”, ndërsa ndër autorët shqiptarë vazhdon Ismail Kadare të jetë më i shitur, me veprën e botuar në panirin e librit.

Por nuk mungojnë edhe zgjedhjet e autorëve me impenjativë si Umberto Eko apo “Saga” e Helena Ferrantes në 4 vëllime.

Në librat historikë, më i shituri mbetet “Kujtimet e Eqerem Bej Vlorës” edhe pse ka vite që nga botimi i parë.

Por edhe pse janë ditët e para të 2019 dhe libraritë, sapo janë rikthyer normalitetit pas festës së fundvitit vihet re një numër i madh lexuesish ku dominojnë të rinjtë, të cilët bëjnë përzgjedhje të ndryshme.

Një panoramë tjetër paraqitet pak metra nga libraria  “Adrion”, në oazin  e librit siç është Biblioteka Kombëtare, ku studentët e përzgjedhin si ambjent studimi.

Biblioteka Kombëtare prej marsit të 2017-ës ku u përfshi nga flakët kati i neëndheshëm dhe pas përmbytjeve në qershor 2018  nuk huazon libra për qytetarët.