Nxënësit janë në ditët e fundit të pushimeve verore. Në shkolla kanë nisur përgatitjet dhe shpërndarja e librave. Tekstet shkollore në arsimin publik bazë po ndahen falas, por jo të gjithë janë të rinj.
Shumë prindër thonë se kjo është një mbështetje në prag të nisjes së vitit shkollor. Përveç fëmijëve nga klasa e parë deri në të nëntë me libra falas do të pajisen dhe nxënësit e shkollave të mesme që vijnë nga familje në vështirësi ekonomike dhe sociale.
Qeveria ka vënë në dispozicion rreth 9 milion euro për të mbështetur rreth 236 mijë nxënës në të gjithë vendin./abcnews.al

