Libohova: Të hënën vendosim gjithçka, “thembra e Akilit” është Ligji i Sponsorizimit

schedule18:57 - 15 Tetor, 2020

schedule 18:57 - 15 Tetor, 2020

Presidenti i Ligës Profesioniste të Futbollit, Edvin Libohova, ka folur për mediat pas takimit me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe deputetin Fidel Ylli. Gjatë mbledhje u diskutua për kërkesat e klubeve të Superiores, ndërkohë që Libohova foli për mediat pas mbledhjes.

“E rëndësishme është që u ulëm në tavolinë dhe filluam të diskutojmë kërkesat tona. Sigurisht unë e kam thënë edhe në intervistat e tjera që e ndajmë problemin në dy pjesë:

Nga 4 kërkesat që ne kemi, sepse futbolli dhe sport mund të kenë edhe 44 kërkesa të tjera, 3 janë më specifike dhe më të diskutueshme e të kalueshme. Ajo që është “Thembra e Akilit” dhe gjëja kryesore është Ligji i Sponsorizimit.

 

Sa i takon Ligjit të Sponsorizimit, ai aktuali ne e dimë që nuk funksionon. Kemi bërë ne një propozim, ndërkohë Ministria e Financave, së bashku me ekspertët po punon për të bërë një kundër-propozim tjetër për gjetur një zgjidhje.

Këtë nuk mund ta them dot sot sepse jemi në diskutime. Është lënë takimi tjetër ditën e martë, për të diskutuar variantet. Kështu që do të vazhdojnë takimet deri sa të gjejmë një gjuhë të përbashkët, me shpresën që do e gjejmë”.

“Rinisja e futbollit? Këtë nuk ua them dot, është e drejta e presidentëve, me të cilët besoj se do të kem një takim ditën e hënë, për t’i informuar dhe për të vendosur për bojkotin ose fillimin e garës”.

 

“Nuk është se qeveria ka qenë hermetike, por sigurisht qeveria nëpërmjet prononcimeve të veçanta ka thënë që kjo nuk pranohet, kjo duhet diskutuar. Sot diskutuam ato që janë thënë.

Do bëjmë prapë takim ditën e martë, për të dalë në një qëndrim, i cili duhet të jetë brenda kuadrit ligjor dhe të plotësoje kërkesave e ligës deri në atë masë që ata të jenë të kënaqur për të rinisur garën”.

“Përfaqësi nga sportet e tjera? Meqenëse iniciatore është liga dhe kërkesën e ka bërë ajo, kishte vetëm përfaqësim nga Liga. Isha unë bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm”, përfundoi Libohova deklaratën e tij. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!