Libia apel Turqisë: Trupat e huaj të largohen nga vendi

schedule22:10 - 3 Maj, 2021

schedule 22:10 - 3 Maj, 2021

Një delegacion shumë-anëtarësh i qeverisë turke i udhëhequr nga Mevlüt Çavuşolulu dhe Hulusi Akar këtë të hënë ka zhvilluar një vizitë në Libi.

Ministrat e Jashtëm dhe Mbrojtjes të Turqisë, përkatësisht, u takuan me homologët e tyre Libianë dhe diskutuan bashkëpunimin midis dy vendeve në fusha të ndryshme, ndërsa ngritën çështjen e memorandumit Turko-Libian.

“Libia është një tokë e shenjtë për ne. Si Turqi, ne gjithmonë kemi përqafuar parimin e mbrojtjes së integritetit, sovranitetit, pavarësisë së Libisë dhe unitetit politik. Ne jemi gjithmonë pranë popullit libian dhe qeverive të tyre legjitime, gjatë kohërave të tij të vështira. Gjatë sulmeve në Tripoli, qeveria legjitime e Libisë bëri thirrje për ndihmë në disa vende. Vetëm Turqia iu përgjigj pozitivisht kësaj thirrjeje. “Mbështetja që ne siguruam parandaloi luftën civile, konfliktet vëllavrasëse dhe tragjedinë njerëzore,” tha Tsavousoglou.

Ndër të tjera ministri i Jashtëm turk, ka thënë se diskutoi çështjen e memorandumit turko-libian me homologun libian  për kufijtë detarë të dy vendeve dhe hapat e ardhshëm që do të ndërmarrin në të.

Ai tha se ata diskutuan bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, investimet e Turqisë në Libi dhe marrëdhëniet dypalëshe tregtare, ndërsa vlerësuan çështjen e kthimit të sektorit privat turk në Libi.

Nga ana tjetër ministrja e Jashtme e Libisë Nila Mohamed El-Mangous ka bërë thirrje për tërheqjen e trupave të huaja nga vendi, duke përfshirë forcat turke.

“Ne theksojmë rolin e rëndësishëm të Turqisë në përfundimin e luftës dhe mbajtjen e armëpushimit. Ne i bëjmë thirrje Turqisë të ndërmarrë hapa drejt zbatimit të plotë të konkluzioneve të Samitit të Berlinit dhe rezolutave të Këshillit të Sigurimit. Ne i bëjmë thirrje Turqisë që të punojë me ne për t’i dhënë fund pranisë së forcave të huaja dhe mercenarëve në Libi.”e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!