Rëndohet bilanci i konfliktit të shpërthyer në Libi. Që nga fillimi i trazirave në Tripoli dhe rrethina, në 4 prill, numri i viktimave arrin në 392, ndërsa të plagosurit janë më shumë se dy mijë.
Lajmi është konfirmuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke theksuar se 50 mijë persona janë të pastrehë. Ndërsa janë me qindra operacionet e kryera nga ekipet e mejkëve në spitalet e vendit./ABC News Albania 24/7