Liberia tërheq njohjen e Kosovës, lajmin e jep Daçiç

schedule18:54 - 20 Qershor, 2018

schedule 18:54 - 20 Qershor, 2018

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka njoftuar se Liberia ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë, Daçiç i ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi të bëjë kujdes me deklaratat për kufij ndërkombëtarë.

Serbia nuk e ka pritur mirë deklarimin e presidentit kosovar, Hashim Thaçi, për bisedimet në Bruksel pasi ka përmendur se kufiri me Serbinë do të jetë në tavolinën e bisedimeve. Këtë gjë e ka konsideruar të pamundur shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, i cili tha se nuk pret shumë nga bisedimet pasi Prishtina nuk ka planë të bëj kompromis. Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme me homologun e tij nga Liberia, e cila ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë: “Nuk ekziston kufi ndërkombëtar me Kosovën. Thaçi e thotë këtë pasi dëshiron të ketë kufi, por ne së pari mund të themi se duhet ta shohim a ekziston një kufi me Shqipërinë, pasi nuk ka kontroll dhe kjo është Shqipëri e madhe. Por, lajmi i madh është sot se Liberia ka tërhequr njohjen dhe kjo do të thotë se puna nuk ka mbaruar”.

Ministri serb ka kërkuar që të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara deri më tani në Bruksel në mënyrë që të bisedohet tutje. Për Serbinë bisedimet priten me interes pasi është takimi i parë i rëndësishëm, por do të insistohet në themelimin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!