Liberalizimi i vizave, Osmani: Kriteret janë përmbushur 5 vite më parë, procesi u vonua

schedule22:41 - 9 Mars, 2023

schedule 22:41 - 9 Mars, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mirëpritur vendimin e ministrave të BE-së për ta votuar në parim liberalizimin e vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani u shpreh se Kosova ka përmbushur kriteret pesë vite më parë dhe ky proces është shumë i vonuar.

“Ne e mirëpresim unanimin e sotëm të Këshillit të BE-së. Vendimi për liberalizimin e shumë merituar të vizave për banorët e Kosovës. Duke përmbushur kriteret 5 vjet më parë, ky proces i vonuar është megjithatë një fitore për qytetarët dhe shtetin më të ri të Evropës. Faleminderit të gjithë partnerëve tanë që na qëndruan pranë!”, shkroi Osmani në Twitter.

Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian miratuan sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel.

Ministrat e miratuan këtë vendim “në lexim të parë”, pa diskutime, pasi për këtë më herët në takim të ambasadorëve ishin pajtuar përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!