Tregu i energjisë elektrike do të liberalizohet plotësisht në vitin 2025.Qeveria ka hedhur për konsultim planin Kombëtar për Energjinë dhe Klimën” ku është parashikuar që në 2025 të arrihet hapja e plotë e tregut të energjisë elektrike që nënkupton se bizneset duhet ta sigurojnë energjinë individualisht.
Në janar të vitit të ardhshëm parashikohet që 2600 Biznese që furnizohen me energji në tensionin 10 kv do ta sigurojnë energjinë elektrike në treg të lirë.
Në treg operojnë rreth 15 furnizues privatë por FTL pjesë e OSHEE është një opsion që mund të përzgjidhet nga bizneset teksa çmimi i energjisë për këta klientë do të jetë 18.34 lekë/kWh, pa TVSH.
Në kuadër të liberalizimit të tregut të energjisë në 2024 dolën në treg të lirë rreth 2 mijë konsumatorë në tensionin 20 kV. Po ashtu disa targete optimiste janë vendosur edhe në arkëtimin e faturave të energjisë elektrike që parashikohet të arrijnë në 95% në 2025 dhe 98% në 2030 krahasuar.
Gjithashtu, synohet integrimi i tregut shqiptar të energjisë elektrike dhe gazit natyror me Kosovën, rajonin dhe tregjet evropiane.
Bashkimi i tregut të energjisë elektrike në përputhje me angazhimet e marra në kuadër të Procesit të Berlinit.Sipas planit kombëtar brenda vitit 2030 është 59.4% energji nga burimet e rinovueshme në konsumin e përgjithshëm final të energjisë.
Sipas dokumentit të nxjerrë për konsultim publik sfidë mbetet edhe rritja e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin e përgjithshëm final të energjisë në rreth 59.4%, nga 54.4% që është në planin aktual .
Një fokus i rëndësishëm i jepet eficiencës së energjisë, ndërsa qëllimi kryesor është reduktimi i shkarkimeve neto të gazeve serrë, duke synuar që në vitin 2030 të arrihet nën nivelet e vitit 1990.