Libani voton sot për herë të parë pas nëntë vitesh për zgjedhjet historike parlamentare. Më shumë se 3.6 milionë votues të regjistruar do të zgjedhin përbërjen e re parlamentare prej 128 vendesh. Në zgjedhje garojnë gjithsej 917 kandidatë. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit, sipas orës lokale dhe do të mbyllen në orën 19:00. Ndërsa rezultati do të mësohet vetëm pas disa ditëve. Zgjedhjet po mbahen nën masa të shtuara të sigurisë. Mësohet se për mbarëvajtjen e tyre janë angazhuar 20 mijë policë dhe ushtarë. Këto janë zgjedhjet e para parlamentare në Liban pas vitit 2009. Beteja më e madhe zgjedhore pritet mes aleancës së udhëhequr nga kryeministri aktual Al-Hariri, i cili përkrah marrëdhëniet e mira me Arabinë Saudite dhe Hezbollahut, i cili ka lidhje të ngushta me Iranin dhe regjimin sirian./abcnews.al
Libani organizon zgjedhje pas 9 vitesh
schedule14:19 - 6 Maj, 2018
schedule 14:19 - 6 Maj, 2018