Libani “është gati për një luftë me Izraelin”. Ministri i Jashtëm libanez në largim Abdallah Bou Habib tha këtë në një intervistë të transmetuar nga kanali televiziv Al Jazeera. Ai shtoi se qeveria “konsultohet me Hezbollahun dhe aktorë të tjerë kyç në Liban” për këtë çështje.
“Ne duhet të konsultohemi me të gjithë aktorët në vend dhe ky konsultim nuk nënkupton një vendim përfundimtar”, tha Bou Habib. Lidhur me presionin perëndimor të ushtruar ndaj Bejrutit në mënyrë që Hezbollahu të pranojë të tërhiqet nga vija e demarkacionit me Izraelin, siç kërkohet nga shteti hebre, ministri libanez u përgjigj:
“Përfaqësuesit ndërkombëtarë na dërguan kërcënime nga Izraeli. Dhe ne u përgjigjëm se Izraeli duhet së pari tëtërhiqet nga territoret tona. Kjo ka të bëjë me disa zona të diskutueshme përgjatë vijës ndarëse. Çdo sulm izraelit në territorin tonë nuk do të jetë piknik dhe do të çojë në një luftë rajonale… ne duam paqe në kufijtë tanë, por jemi gati për luftë nëse na imponohet”, shtoi ai.
Bou Habib deklaroi gjithashtu se qeveria libaneze “do t’i përgjigjet javën e ardhshme marrëveshjes së propozuar të paraqitur javët e fundit nga Franca”./abcnews.al