Liban/ Sulmohet baza ushtarake, plagosen 4 ushtarë italianë. Dyshohet goditje e Hezbollah

schedule19:28 - 22 Nëntor, 2024

schedule 19:28 - 22 Nëntor, 2024

Katër ushtarë italianë janë plagosur në Liban, pas një sulmi në një bazë të misionit të Kombeve të Bashkuara.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka shprehu indinjatën e saj për sulmin dhe ka bërë thirrje që të garantohet siguria e ushtarëve në misionit të OKB në Liban.

Ndërkohë ministri i Jashtëm italian, Antionio Tajani tha se përgjegjës për sulmin mund të jetë Hezbollah.

Italia ka qenë prej kohësh një kontribuuese e madhe në operacionin shumëkombësh duke siguruar më shumë se 1,000 ushtarë.