Lezhë, nxënësit të rrezikuar nga kabinat elektrike

schedule17:22 - 13 Shkurt, 2019

schedule 17:22 - 13 Shkurt, 2019

Janë mbi dy mijë nxënës në qytetin e Lezhës që marrin mësim pranë një rreziku shumë të madh. Kabinat elektrike janë të varura në kangjellat shkollës dhe jashtë çdo kushti sigurie.

 Ndodhen shumë pranë rrezikut. Por duket se ky fakt është injoruar. Kabinat elektrike janë të vendosura në kangjhellat e shkollës dhe percjellësit elektrik qëndrojnë të varur në to.

Ato janë të amortizuara dhe pa asnjë element sigurie. Bëhët fjalë për shkollat “Beselidhja”, “Gjergj Kastrioti”, “Kosova” e “Gjergj Fishta” në qytetin e Lezhës me rreth 2 000 nxënës.  E ngjashme është situata  edhe në shkollat e njësive administrative.

Drejtori i arsimit në bashkinë e Lezhës,  Ardian Laçi thotë se kanë kërkuar largimin e kabinave. Ky është një rrezik i jashtëzakonshëm që duhet shmangur sa më shpejt. Ky shqetësim nuk është i panjohur edhe për OSHEE-në Lezhë. Po nuk është bërë zgjidhje. Nxënësit çdo ditë shkojnë në mësim bashkë me rrezikun./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!