Lezhë, kërkohet ndërhyrje në hidrovorin e Balldrenit

schedule15:11 - 29 Nëntor, 2017

schedule 15:11 - 29 Nëntor, 2017

Ditet e ardhshme priten shumë reshje sipas Emergjencave Civile, por në Lezhe kanë probleme me hidrovorët. Në Balldre duhet ndërhyrje e menjëhershme, pasi sistemi i kullimit të tokave nuk funksionon.

Reshje të forta janë paralajmëruar nga Emergjencat Civile. Por tokat bujqësore e 2 mijë familjeve në Balldren të Lezhës do të kenë probleme me kullimin.

Hidrovori nga i cili evadohen ujërat e rreth 2 400 hektarëve kërkon ndërhyrje për uljen e shtratit të pompave pasi toka ka rënë rreth 2 metër.

Pastrimi i kanaleve të dyta e të treta nga ana e bashkisë nuk është zgjidhje. Kullimi është sistem që duhet të funksionojë i plotë e në rastin konkret duhet ndërhyrje tek hidrovori.

Drejtori i bordit te kullimit në veri Ndue Preka thotë se bëhet fjalë për një prej zonave më problematike në very.

Ndërhyrja në hidrovorin e Balldrenit është bërë objekt diskutimesh prej të pakten 4 vitesh. Por ende nuk është lëvruar asnjë fond, ndaj fermerët nuk do të kenë asnjë siguri për të mbjellat e tyre edhe këtë dimër./abcnews.al

https://youtu.be/toGgkWh5ui8

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!