Lezhë, fëmijët e vegjël në mes të acarit

schedule14:21 - 8 Janar, 2019

schedule 14:21 - 8 Janar, 2019

Dhe pse është acar shumë fëmijë të vegjël në Lezhë dërgohen në kopësht për shkak se prindërit janë në punë dhe nuk kanë ku t’i lënë. Por këto ambjente nuk kanë ngrohje dhe minorenët vetëm i veshin trashë.

Temperaturat janë nën zero gradë, por megjithatë këta fëmijë në Lezhë qëndrojnë në ambjentet e konviktit të improvizuara si kopësht.

E vetmja mundësi për t’u përballur me të ftohtin është të veshurit trashë. Ngrohja mungon. Paneli elektrik është djegur tri javë më parë. Disa prindër janë të detyruar të pranojnë këto kushte, pasi nuk kanë ku t’i lënë fëmijët e tyre. Automati i cili do të siguronte energji që përballon ngarkesën e rrjetit nuk është rivendosur.

Drejtori i Shërbimeve në Bashkinë e Lezhës thotë se po presin OSHEE të rrisë fuqinë e tij si zgjidhje e vetme.

Ndue Lushi, Drejtor i Shërbimeve në Bashkinë Lezhë: “OSHEE vuri një matës të ri por me parametra jo nrmale , 16 amper e cila është për shtëpi banimi dhe jo për një godinë 3 katëshe që përdoret si kopësht sot”.

Rrjeti elektrik që furnizon kopështin dhe konviktin e shkollës profesionale u dogj tre javë. Specialistët thanë që shkaku ishte amortizimi i tij.

Gazetar i ABC News, Lezhë: Gjergj Figuri

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!