Lezha dhe Mallakastra këto ditë do të bëjnë konstituimin dhe betimin e kryetarit të ri fitues në zgjedhjet 30 Qershorit. Por megjithatë kryetarët ne ikej po mbyllin punët e fundit në terren.
Kryetarët në ikje të bashkive mbyllin punët e fundit. Në Lezhë pluhuri i verës dhe përmbytjet e dimrit nuk do të jenë më shqetësimi i banorëve të bllokut 11.2 hektarë në lagjen Besëlidhja të Lezhës.
Bashkia zgjidhi një problem shumëvjeçar dhe zona do të ketë ndërhyrje edhe sa i takon sinjalistikës që garanton lëvizjen e mjeteve dhe këmbësoreve.
Rehabilitimi i plote i infrastrukturës së brendshme në bllokun e banimit 11.2 hektarë në qytetin e Lezhës është një investim i bashkisë me fondet e saj në vlerë 12 milion lekë të reja,
Në Mallakastër Agron Kapllanaj pranon faktin që pas pak ditësh bashkia do të drejtohet nga kandidati i Partisë Socialiste, i shpallur fitues në 30 Qershor.
Por në ditët e fundit të mandatit te tij, ai thotë se po punon në një zonë që ai e ka cilësuar si të lenë pas dore.
Në të dy këto Bashki, Lezhë dhe Ballsh këto ditë do të mandatohen kryetarët e rinj dhe do të bëhet konstituivi./ABC News Albania 24/7