Lezhë, biznesi i interesuar me nxënësit e talentuar

schedule14:29 - 26 Nëntor, 2017

schedule 14:29 - 26 Nëntor, 2017

Në Lezhë ka filluar një marrëdhënie besimi midis nxënësve dhe biznesmenëve. Të parët që e treguan janë nxënësit e shkollës profesionale “Kolin Gjoka”, të cilët pas një takimi me biznesmenë të fushave të ndryshme, shumë të rinj arritën të fitonin të drejtën e praktikës pranë bizneseve në Lezhë.

U vunë përballë adiministratorëve të bizneseve.
Qëllimi ishte ti bindnin ata për ti pranuar për praktikë profesionale.
Bëhet fjalë për nxënës të shkollës profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë, shumë prej të cilëve e fituan këtë të drejtë.
Nga ana tjetër, administratorët e biznesit u njohën me një formë të re të të rinjve dhe ndjehen mirë për këtë fakt. Kjo do ti ndihmojë edhe ata për tu siguruar profesionistë në bizneset e tyre.
Nuk mungojnë rastet e punësimit të këtyre praktikantëve ende pa përfunduar shkolla. Sipas Bardh Dedegjonaj, drejtor i Shkollës Profesionale “Kolin Gjoka”, kjo do të thotë mundësi për të fituar më shpejt vetëm duke u bërë profesionist.
Takimi mes nxënësve dhe biznesit erdhi si pjesë e panairit të praktikave profesionale të zhvilluara në shkollën “Kolin Gjoka” të Lezhës./abcnews.al

 

https://youtu.be/BOcIiBBPN7Y