Lezhë/ Asgjesohen 500 fidanë kanabisi në kubikë, arrestohet 35-vjeçari, i vëllai në kërkim

schedule10:32 - 24 Qershor, 2024

schedule 10:32 - 24 Qershor, 2024

Një 35-vjeçar është arrestuar në Lezhë në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i pastër”.

Në fshatin Gëziq, Rrëshen, Maringlen Gjeta  dhe i vëllai, i cili është shpallur në kërkim, do të kultivonin në tokë, 500 fidanë kanabisi.

Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Gëziq dhe për një 65-vjeçar, specialist pyjesh për zonën e Gëziqit.

Ndërkaq, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë gjetur në territorin e fshatit Vinjoll, Kurbin, 288 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Vinjoll, dhe për një 36 vjeçar, inpektor pyjesh në fshatin Vinjoll./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!