Lezha përgatitet për 14 majin/ Vijon e qetë shpërndarja e materialeve zgjedhore

schedule10:31 - 13 Maj, 2023

schedule 10:31 - 13 Maj, 2023

Prej orës 10:00 edhe në Lezhë ka nisur shpërndarja e bazës materiale për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në në raportim për ABC News, gazetari Gjergj Figuri tha se në mesditë procesi për shpërndarjen e bazës materiale, pritet të mbarojë për të gjitha qendrat e votimit.

Në Bashkinë e Lezhës janë gjithsëj126 qendra votimi për 2 KZAZ me 90, 517 mijë votues me të drejtë vote.

I njëjti proces ka nisur edhe në Mirditë dhe Kurbin ku janë KZAZ 14 dhe 15.

Në Mirditë janë 27 698 votues dhe 48 qendra votimi.

Ndërsa në KZAZ nr 15 në Kurbin janë 58, 574 votues dhe 74 qendra votimi.

I gjithë procesi për shpërndarjen e bazës materiale ka vijuar qetë po ashtu edhe fushata.

Sakaq në Lezhë ka mbërritur ka nisur edhe mbërritja e komisionerëve të qendrave të votimit që po marrin bazën materiale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!