Nën pushtetin e ujit, Lezha e Shkodra probleme me përmbytjet dhe energjinë elektrike

schedule09:37 - 7 Nëntor, 2019

schedule 09:37 - 7 Nëntor, 2019

Reshjet kanë vazhduar me intensitet të lartë gjatë gjithë ditës së djeshme, të cilat kanë vazhduar edhe gjatë natës. Raportohet se në disa qytete ka probleme me përmbytjet në rrugë.

Sipas raportimit të gazetarit të ABC News Gjergj Figuri, sitiuata në Lezhë paraqitet problematike në disa lagje të qytetit. Në disa zona të Lezhës janë paraqitur probleme me energjinë elektrike.

Po ashtu edhe në qytetin e Shkodrës situata paraqitet me probleme. Sipas gazetarit Simon Shkreli, zonat më problematike në këtë qytet siç janë Torovica aktualisht qarkullimi vazhdon të vijojë normalisht, pas masave të marra nga autoritet rrugore. Po ashtu edhe në këtë qytet problem kryesor mbetet ndërprerja e energjisë elektrike. /abcnews.al