Duket se Lewandowski do jetë i Bayern Munich edhe për një periudhë të gjatë kohe. Zërat për ndryshimin e ambientit nga sulmuesi polak nuk kanë pushuar për një kohë të gjatë, por sipas gazetës gjermane BILD, ato nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.
Siç raportohet nga media, “Këpuca e Artë” e kampionëve baravarez është shumë komod në “Allianz Arena”, aq sa po pret lëvizjet e para të sekretariatit teknik të klubit për të zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2025.
Deri atëherë, golashënuesi më i mirë i momentit do të ishte 37 vjeç, që nënkupton se do të luaj në nivele të larta vetëm me Bayern Munich. /abcnews.al