“Lewandowski me fat, ka gruan dietologe”, sekreti i bomberit bavarez

schedule20:18 - 24 Maj, 2020

schedule 20:18 - 24 Maj, 2020

Robert Lewandowski është një ndër sulmuesit më të mirë në botë, për të mos thënë më i miri. Prej disa sezonesh, sulmuesi polak po vendos statistika të frikshme dhe është lider absolut në sulmin e Bayern, por dhe të Polonisë.

Shoku i tij i kombëtares, Thiago Cionek, ka folur sot për Lewandowskin, ku ka treguar sekretin e suksesit të tij. Sipas mbrojtësit të SPAL në Serie A, meritë absolute ka Anna Lewandowski, partnerja e Robert, pasi është dietologe dhe e ka ndihmuar të ushqehet mirë prej shumë vitesh.

“Ai është një futbollist që do të përmirësohet gjatë gjithë kohës. Lewa është me fat, pasi gruaja e tij është një dietologe shumë e zonja në Poloni. Edhe kur ishim në grumbullim me kombëtaren, Robert ushqehej në vete, duke u konsultuar me gruan e tij.

Gjatë ditës së ndeshjes, ai konsumon shumë proteina. Ka një dietë shumë specifike. Ai merrte gjithmonë një pjatë pilaf pas darkës me ekipin dhe e konsumonte në dhomën e tij, pak çaste para se të flinte gjumë. Ndërsa pas ndeshjes, ushqehej vetëm me perime dhe avokado”, u shpreh Cionek../abcnews.al