Robert Lewandwoski është i qartë me veten e tij se dëshiron vetëm kalimin te Barcelona.
Klubi spanjoll gjithashtu dëshiron të njëjtën gjë ku madje ka bërë dhe ofertën zyrtare në drejtim të klubit gjerman.
Sulmesi polak tani është duke folur me fakte. Ai ditën e djeshme, në stërvitjen parasezonale u shfaq me vonesë.
Sipas “Bild”, bomberi polak të njëjtën gjë bëri edhe sot, e cila cilësohet si një protestë e heshtur nga ana e tij./ h.ll/abcnews.al