Robert Lewandowski foli në një konferencë për shtyp katër ditë para debutimit të Polonisë së tij në Kupën e Botës, i cili do të përballet me Meksikën.
“Nuk e di nëse do të jetë Botërori im i fundit, por po përgatitem sikur të ishte i fundit. Fizikisht ndihem mirë por nuk janë vetëm faktorët sportive.
Në dy javët e fundit kam qenë në gjendje të fokusohem në stërvitje, më parë nuk kam pasur kohë. Ndihem i pushuar dhe i kënaqur me mënyrën se si po punojmë”, u shpreh ai./ h.ll/abcnews.al