Dayot Upamecano është një nga blerjet e fundit të Bayern Munchen. Mbrojtësi francez do jetë shpejt shok skuadre me Robert Lewandowski, për të cilin ka konsideratë të madhe. I riu shprehet se Lewa ka gjithçka që një futbollist duhet të ketë.
” Lewandowski është sulmues i jashtëzakonshëm. Kurrë nuk mund ta mbash një lojtar si ai tërësisht në kontroll. Ai ka gjithçka që një futbollist duhet të ketë. Është shumë i fortë, i shpejtë, mund të shënojë me të dy këmbët dhe me kokë.
Gjithashtu jep shumë asiste për shokët. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, ai është gjithmonë korrekt gjatë ndeshjeve”, u shpreh Upamecano, i cili u bë i Bayernit për 42.5 milion euro, që shkuan në arkat e Leipzig. /abcnews.al