Lewandowski iu ofrua Realit para Barçës verën e kaluar, ja pse e refuzuan Los Blancos

schedule13:16 - 15 Janar, 2023

schedule 13:16 - 15 Janar, 2023

Robert Lewandowski u transferua te Barcelona pasi u refuzua nga Real Madrid.

Sipas Relevo, verën e kaluar sulmuesi e kuptoi se donte një ndryshim pas 7 vitesh në Mynih dhe për këtë informoi agjentin e tij Pini Zahavi, i cili filloi të studionte tregun. Zahavi kontaktoi klube të ndryshme dhe i bëri të ditur se Lewandowski synonte të largohej nga Bayerni.

Para së gjithash, agjenti kontaktoi Real Madridin, pasi një kalim te klubi madrilen ishte një prioritet për polakun. Lewandowski besonte se projekti i Real Madrid ishte i duhuri për të dhe në përputhje me ambiciet e tij. Për më tepër, sulmuesi dhe familja e tij vërtet donin të transferoheshin në Spanjë.

Pavarësisht gatishmërisë së Lewandowskit për t’u transferuar te Real Madrid, klubi madrilen refuzoi mundësinë për të nënshkruar me të, megjithëse Florentino Perez kishte dashur më parë ta shihte atë në ekip. Real Madrid konsideroi se Robert ishte tashmë një lojtar shumë i vjetër, pasi sezoni i kaluar ishte më i miri në karrierën e Karim Benzema.

Kur Real Madrid refuzoi Lewandowskin, Barcelona e kontaktoi atë. Dëshira e Robertit për të jetuar në Spanjë luajti një rol vendimtar. Barcelona i prezantoi sulmuesit projektin e saj dhe biseda e Xavi-t më në fund e bindi Lewandowskin që të pajtohej me transferimin.

Sulmuesi 34-vjeçar ka shënuar 19 gola dhe 4 asistime në 21 ndeshje për Barçën në të gjitha garat këtë sezon. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!